Çelet thirrja për mbështetjen e krijimtarisë letrare shqiptare 2017

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Në zbatim të politikës së Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e autorit shqiptar, hapet për të dytën herë Fondi për mbështetjen e Krijimtarisë Letrare Shqiptare.

 

“Mbështetja e autorit shqiptar ka qenë dhe mbetet një nga përparësitë e politikës së Ministrisë së Kulturës në fushën e librit, duke e vlerësuar autorin si një prej hallkave kryesore të zinxhirit të librit. Suksesi i edicionit të parë të këtij projekti ku u përzgjodhën autorë dhe vepra të rëndësishme, të vlerësuara më pas edhe nga kritika letrare, si “Homo Antarcticus” e Luljeta Lleshanakut apo “Mjaltë në teh” e Romeo Çollakut, e shumë të tjerë, jep garanci për një proces të drejtë dhe transparent në ndihmesë të letrave shqipe. Këtë vit Ministria e Kulturës do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, deri 35 vjeç, duke marrë parasysh vështirësitë që ata hapin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.