14 vjet Geraldina Sposa. Parada e nuseve dhe vipave në Rogner

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Prej katërmbëdhjetë vjetësh sfilata e Geraldina Sposa-s është kthyer në një event kulturor të mezipritur në Tiranë në çdo fillim qershori, që përkon me ditëlindjen e sallonit më të njohur në Shqipëri për fustanet e nuseve.

Por në eventin madhështor të mbrëmjes së djeshme nuk pamë vetëm nuse që bënin paradë për të demostruar para të gjithëve fustanet e mrekullueshme të Geralaldinës, por pamë edhe një tjetër paradë. Atë të VIP-ave. Njëri më bukur se tjetri dukeshin dje në Rogner.

E modelet nuk ishin vetëm disa modele, por edhe disa prej të famshmeve që kanë veshur fustanet e Geraldinës jo vetëm në ditën e tyre më të lumtur, por edhe nëpër evente të rëndësishme që realizohen në vend dhe jo vetëm.

Nuse të vogla e të mëdha kaluan në pasarelën e Geraldina Sposa. Por vajza e rritur e Majlinda Bregut, ishte çudia dhe surpriza e sfilatës së Geraldina Sposa. Me një fustan madhështor në nunacat e goldit, Kejda Ajazi u shfaq mes modelesh veshur me fustan nusërie.

kejda ajazi

Hidhini një sy fotove të mëposhtme për të parë mrekullinë e mbrëmjes së djeshme, që vetëm Geraldina Sposa mund ta realizonte.

to

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.