Piknik dhe ndërgjegjësim në sektorin Rinia

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Këtë fundjavë moti duket se nuk do të bëjë kapriço dhe është një ditë tepër e përshtatshme për të marrë dy gjëra tepër të çmueshme me vete dhe për t’u nisur drejt bregdetit. Miqtë dhe biçikletën, formula më e mirë për t’u shlodhur në fundjavë në sektorin Rinia.

Por edhe “Ndërgjegjësim”! Pas piknikut do të bëhet edhe një pastrim i territorit përreth, i cili ndotet shpesh herë nga ata që zgjedhin të pushojnë nën hijen e pishave.

Bëjni një kontroll teknik biçikletës, merrni ujë + ushqim dhe le të argëtohemi se bashku këtë të dielë.

Nisja: Sheshi përpara teatrit “Aleksandër Moisiu”, ora 10:30.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.