Albanian Film Week në New York ndan çmimin ‘Post-Mortum’ për tre aktorët e ndjerë shqiptarë

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Edicioni i gjashtë i Albanian Film Week në New York, përfundoi mbrëmë me rast u ndanë edhe çmimet për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, dokumentarin më të mirë, aktorët më të mirë… Në kuadër të këtyre çmimeve u nda edhe çmimi special ‘Post-Mortum’, çmim ky që shkoi për tre doajenët e aktrimit të cilët ndërruan jetë sivjet.

Çmimi special ‘Post-Mortum’ u dedikua për Hadi Shehu, Bujar Lako dhe Sefedin Nuredini, aktorë këta që i dhanë shumë teatrit dhe kinematografisë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në mbarë trojet shqipfolëse.

Ermira Babamusta dhe aktori Xhevat Limani, ndanë këtë çmim i cili nderon aktorët edhe pas vdekjes së tyre.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.