Koncerti i veçantë i Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar përgatitet të realizojë koncertin e radhës me një program të veçantë.
Dirigjeni Jetmir Barbullushi, baketës së të cilit i është besuar ky koncert, shprehet se autorët dhe veprat e zgjedhura janë luajtur shumë vite më parë nga Orkestra Simfonike. Është fjala për koncertin për violinë e orkestër të Brahmsit, rapsodinë hungareze të Listit si dhe Uverturen e Tanhauser të Vagnerit. Këto vepra janë sa të bukura, aq dhe të vështira në realizim. Gjithashtu, në koncertin e së premtes do të luhet për herë të parë dhe suita në tre kohë “Personazhe të mitologjisë shqiptare” një vepër diplome nga kompozitori i ri Erjet Barbullushi.

I ftuari special i koncertit do të jetë violinisti i ardhur nga Izraeli Majkell Vaiman.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.