Startup Albania

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Rrjeti i Informimit i BE-së në Shqipëri, EUIN dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA, në bashkëpunim me Innovation HUB, EU Policy Hub dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës shpallin Konkursin Kombëtar “Startup Albania 2017”.

Të rinj, studentë apo sipërmarrës të rinj që keni një ide inovative APLIKONI në Konkursin Kombëtar “Startup Albania 2017”
Dorëzoni projekt propozimin tuaj në adresën info@euin.al (1 mars – 10 prill, 2017).
Ne mbështesim idetë inovatore dhe sipërmarrësit e rinj! Mos e humb këtë mundësi! Bëhu pjesë e Startup Albania 2017!

Si të aplikoni në Konkursin Kombëtar “Startup Albania 2017”

1. Faza e parë: 1 mars – 15 prill, 2017
Dorëzoni projekt propozimin tuaj në adresat info@euin.al. Përshkruani idenë/biznesin tuaj, produktin, ekipin realizues dhe planin e biznesit në formularin e aplikimit.

2. Faza e dytë: 15 prill – 30 prill
Vlerësimi i projektpropozimeve. Përzgjedhja e kandidatëve të cilët do të ftohen të ndjekin sesionet e trajnimit (coaching sessions).

3. Sesionet e trajnimit: 20 prill – 30 prill, 2017
Përmirësimi i propozmit teknik dhe planit të biznesit përmes trajnimit të sipërmarrësve të rinj.

4. Prezantimi dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve tëKonkursit Kombëtar “Startup Albania 2017” gjatë Javës së Evropës (6 -13 maj 2017).

Si mund të marr pjesë:
– Të rinj, studentë të moshës 18-35 vjeç që kanë një ide biznesi, si dhe organizata rinore, shoqëri civile, anëtarët e të cilës janë nën 35 vjeç.
– Sipërmarrës që drejtojnë një biznes i cili është rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit prej një viti, por jo më shumë se 2 vjet.

Kërkesa:
– Idetë start-up duhet të jenë inovatore
– Nuk ka kufizime për tematikën e projektpropozimeve
– Sipërmarrjet ekzistuese që plotësojnë kriteret nuk duhet të kenë përfituar financime më parë
– Vendi kryesor i ushtrimit të aktivitetit duhet të jetë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.