Konkuista e Amerikës – Klubi i Librit

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Konkuista e Amerikës – Klubi i Librit – “Mund të zbulosh të tjerët tek vetvetja, të marrësh vesh se nuk je një substancë homogjene dhe rrënjësisht e huaj ndaj gjithçkaje që nuk është vetja: uni është një tjetër. Por edhe të tjerët janë unë-r: subjekte si unë, që vetëm këndvështrimi im, për të cilin të gjithë janë atje dhe vetëm unë jam këtu, i ndan dhe i dallon vërtet prej meje.

Mund t’i konceptoj këta të tjerë si abstraksion, si një instancë e konfigurimit psikik të çdo individi, si Tjetrin, tjetrin në lidhjet që ka më mua; ose si një grup social konkret, të cilit ne nuk i përkasim. Ky grup, nga ana e tij, mund të jetë i brendshëm për shoqërinë: gratë për burrat, të pasurit për të varfrit, të marrët për “normalët”; ose mund të jetë i jashtëm, pra një shoqëri tjetër, e cila do të jetë, sipas rastit, e afërt ose e largët: qënie të afërta me ne në planin kulturor, moral, historik, por edhe disa të panjohur, disa të huaj që unë nuk ua kuptoj as gjuhën, as doket e zakonet, kaq të huaj saqë unë ngurroj, në rastin më të skajshëm, të pranoj përkatësinë e përbashkët ndaj të njëjtit lloj. “ Tzvetan Todorov, “Konkuista e Amerikës”

Takohemi me datë 18 maj, për të diskutuar mbi librin “Konkuista e Amerikës” nga Tzvetan Todorov, përkthyer nga Primo Shllaku.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.