Edicioni VIII, Puno & Studio 2017

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Work & Study vjen sërish këtë vit në një dimension të ri dhe të konsoliduar. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit mbeten partnerët tanë të përhershëm në zhvillimin e këtij eventi të rëndësishëm. Edhe këtë vit ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij bashkëpunimi të frytshëm nga datat 18-19-20 maj 2017 në Pallatin e Kongreseve.

WORK & STUDY, një markë e kthyer në traditë, është një rrugë e nisur në vitin 2010,
e ku vit pas viti ka përmirësuar treguesit e saj në drejtim të të punësuarve dhe bursave profesionale të studimit. E nisur si një dëshirë për të sjellë ndryshimin në përshtatjen e kërkesës me ofertën, tashmë është kthyer në një institucion dhe domosdoshmëri për përshtatjen e burimeve njerëzore. Çdo vit në mënyrë progresive janë rritur kërkesat e kompanive dhe cilësia e punëdhënies. Ky event solli në vitin e parë të nisjes së tij 500 vende të reja pune e 400 bursa studimi, e në vitin 2016 shifrat u trefishuan, duke pasur një numër më të madh sipërmarrësish dhe më shumë se 1 500 vende pune.
Në këtë edicion, Work & Study synon të hedhë një strategji të re në tregun e punës dhe të studimit. Të dëshmojë rrugën se si brezi i ri sot, të jetë nesër sipërmarrësi i së ardhmes. Për këtë qëllim gjatë ditëve të panairit do të jenë lektorë me përvojë në fushën e zhvillimit profesional dhe ekonomik që do të përcjellin eksperiencat e tyre dhe orientimin drejt tregut.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet orientimit të të gjithë kërkesës së studimit drejt Universiteteve Shqiptare.
Në këtë panair përveç ekspozimeve të Enteve dhe Kompanive më të mëdha Punëdhënësish dhe ato të Edukimit Kombëtar dhe Ndërkombëtar, do të ketë dhe aktivitete informuese dhe trajnuese.

Ftohen të marrin pjesë të gjithë ata:

1- Që kërkojnë të punësojnë njerëz në profesione që mungojnë sot në treg, si hidraulik, elektricist, automekanik, rrobaqepës, parukierë, estetistë apo guida tours etj.

2- Punëdhënësit e interesuar për të patur mundësinë e rekrutimit të punonjësve të kualifikuar në sajë të ofertës më të mirë referuar nga universitetet tona.

3- Punëmarrësit e interesuar për të marrë informacion rreth vendeve të reja të punës dhe të njihen me tregun e punës.

4- Institucionet Arsimore për të ekspozuar ofertat e tyre më të mira.

5- Organizatat dhe Entet që ndihmojnë në krijimin dhe mbarëvajtjen e kompanive në Shqipëri.

6- Të sapodiplomuarit e arsimit profesional do t’ju ofrohet intership një muaj në kompanitë pjesëmarrëse etj.

Duke e vlerësuar këtë event si një pikë ku sipërmarrja takohet me kërkesën për punë, ku universitetet kanë mundësi të shpalosin ofertat e tyre për të përshtatur kërkesën e tregut me formimin profesional, Ju ftojmë të bëheni pjesë e tij

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.