Agjencia Kombëtare e Bregdetit prezanton projektin e Via Egnatia në Venecia

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Universiteti i Venecias u bë mikpritës i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB), në prezantimin e ekspozitës mbi rivitalizimin dhe kthimin e Via Egnatias në një aset të rëndësishëm të turizmit kulturor.

“Ishte një atmosferë e mrekullueshme ku u ndanë mendime dhe ide te shumta”, shprehet Auron Tare, drejtor i AKB.
Agjencia Kombetare e Bregdetit me një përfaqësi ekspertësh prezantoi projektin e saj të rivitalizimit të kësaj rruge antike si një mundësi e madhe për zhvillimin e turizmit kulturor në zona rurale, shkruan atsh. Ekspozita e hapur në ambientet e këtij Universiteti do të jetë qëndrojë për një javë, ku studentë dhe profesorë të IUAV mund të njihen me idetë dhe mundësitë e kësaj nisme.

AKB ka qenë një prej iniciatorëve të kësaj nisme, qe ka gjetur mbështetje edhe nga një prej universiteteve të njohura italiane si, IUAV në Venecia.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.