Komedia brilante “39 Hapat”

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Komedia “39 Hapat”, vepër e autorit Patric Barlow, adoptuar në tekstin e John Buchan dhe filmin e suksesshëm të Alfred Hitchcock, vjen për herë të parë premierë në Shqipëri dhe Evropë. Është një nga veprat më të vlerësuara në Broadway. Në skenën e Teatrit të Metropolit, vjen kjo komedi e realizuar nga regjisori Qëndrim Rijani.

“39 Hapat” është një komedi ku interpretojnë katër aktorë të mirënjohur: Neritan Liçaj, Jonida Vokshi, Florian Agalliu dhe Donald Shehu. Amri Hasanlliu dhe Mardit Lleshi, të cilët portretizojnë 130 karaktere, shpesh herë i ndryshojnë rolet përpara syrit të spektatorit.
Vepra është një histori brilante e heroit të pashëm Richard Hannay, i cili është në garë për të zgjidhur misterin e “39 Hapave”, lojë e gjitha për të pastruar emrin e tij. Në “39 hapat”, ky burrë (Richard Hannay) ka një jetë të mërzitshme, takohet me një grua me dialekt gjuhësor të theksuar (Annabella Schmidt). Ajo i tregon atij, që është spiune dhe për këtë e ndjekin vrasësit. Ajo pretendon se ka zbuluar një komplot për të vjedhur sekrete të ushtrisë britanike, zbatuar nga një njeri,i cili është kreu i një organizate spiunazhi të quajtur “39 Hapat”.

Shfaqja vjen sërish në 27 prill, në Teatrin Metropol.

Për rezervime, nxitoni të telefononi: 067 22 70 668.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.