Pet Fair – Panairi i Kafshëve Shtëpiake

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Greeen Line Albania në bashkëpunim me Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, organizojnë “Pet Fair – Panairi i Kafshëve Shtëpiake” në Parkun Zoologjik të Tiranës, me rastin e Ditës së Tokës, në datë 22 Prill, ora 10:00.

“Pet Fair – Panairi i Kafshëve Shtëpiake” vjen si një event që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit në lidhje me trajtimin, mbrojtjen dhe kujdesin ndaj kafshëve. Aktiviteti do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktive në çështjet e mirëqenies së kafshëve.

Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairi i Kafshëve Shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese, të listuara si më poshtë:

• Kënde informative të organizatave që punojnë për mbrojtjen e kafshëve
• Ekspozimi i kafshëve shtëpiake, që më pas do të vijojë me një konkurs/paradë të kafshëve shtëpiake
• Ekspozimi i ushqimeve dhe i aksesorëve për kafshët
• Këshilla dhe vizita që do të ofrohen falas nga klinikat veterinare për kafshët shtëpiake
• Adoptim i kafshëve të braktisura
• Orë mësimore me fëmijët për njohjen dhe familjarizimin e tyre, për mbrojtjen dhe kujdesin e kafshëve, si p.sh. ushqyerjen, larjen, argëtimin e tyre etj.
• Prezantimi i programit “Zoo Volunteers” si dhe “Vullnetarët në Aksion”
• Animatorët e Zoo Park të pranishëm për të dhuruar një festë plot ngjyra dhe gjallëri, për fëmijët dhe më të vegjëlit
• Demonstrim nga qentë e Forcave Speciale, të cilët do të dhurojnë një spektakël unik

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet kaq unik dhe interesant, jo vetëm edukues dhe informative, por edhe festiv.

Ju presim!

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.