I lartë numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri

Instituti i Statistikave, në botimin e sotëm “Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri” maj 2017, nxjerr shifrat e shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri

Sipas të dhënave, rritje ka pasur në numrin e shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për pushime të gjata, pra jo për vizitat njëditore, pasi për periudhën janar- maj 2017 ky numër ka qenë 366.919, nga 132.729 që ka qenë të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
INSTAT raporton gjithashtu se, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në maj 2017 është 721.054. Krahasuar me majin 2016, ky tregues rezulton me rritje 1,9 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 360.082. Krahasuar me majin 2016, ky numër është rritur me 0,4 %.
Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë në maj 2017 rezulton nga Kosova me 29,3 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve nga Maqedonia me 13,6 %, Mali i Zi me 10,1 %, Greqia me 8,8 %, bën të ditur Agjencia Kombëtare e Turizmit.