Hotel Lux, tek Akademia e Filmit Marubi

Berlin 1933: Hans Cajsig (Michael Herbig) dhe Sigi Majer (Jürgen Vogel) janë shpotarë: Në kabarenë Varieté Valetti ata shkëlqejnë me parodinë e tyre, ku imitojnë Hitlerin dhe Stalinin – të patrembur nga përpjekjet e para intimiduese. Mirëpo me kohën kjo gjë nuk ecën dhe aq mirë. Sigi kalon në anën e rezistencës, ku më pas e kapin dhe e çojnë në një kamp burgimi. Hansi arratiset nga vendi me një pasaportë false dhe përfundon në Moskë në hotelin famëkeq Lux. Shërbimi i fshehtë sovjetik e konsideron atë si astrologun renegat të Hitlerit; Hansi i shpjegon Stalinit yjet dhe përzihet kështu në luftën për pushtet të intrigantëve të Stalinit. Papritur Hansi bie në dashuri me Fridën (Thekla Reuten), një luftëtare e fshehtë nga Holanda, e cila e mbështet atë deri në çastin kur ajo nuk shihet më me sy të mirë. Por në fund realizohet një ëndërr: Në gusht të vitit 1939, ditën kur ministri i jashtëm i Hitlerit vjen në Moskë për të nënshkruar paktin e mossulmit midis Stalinit dhe Hitlerit, Hansi, Sigi dhe Frida arrijnë të arratisen drejt Hollivudit.