Horror, suspancë dhe thriller, “The Bride” ju pret të enjten në kinema

“The Bride” është filmi më i fundit që do të ngjitet premierë në sallën e kinemasë Cineplexx këtë të enjte, më 26 prill.

Ky film do t’ju mbërthejë nga horrori, suspanca dhe thrilleri, që gjenden me shumicë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së tij.

Në një të kaluar të lashtë, një fotograf ruante traditën e fotografimit të anëtarëve të vdekur të familjes së tij. Kur gruaja e tij vdiq, ajo u varros ngjitur me trupin e një të virgjëre për të ringjallur shpirtin e të shoqes në trupin e një vajze të re. Rrethana të paparashikuara ndërprenë ritualin, gjë që çoi në sjellje të çuditshme të gruas së ringjallur.

Në kohët moderne, Nastya dhe i fejuari i saj Ivan udhëtojnë në shtëpinë e familjarëve të tij, ku po planifikojnë të organizojnë dasmën. Megjithatë, Nastya vëren ndodhi të çuditshme në shtëpi dhe kupton se ajo në fakt është një viktimë e ritualeve të çuditshme të familjes së të fejuarit të saj.

Mos e humbisni “The Bride” nga regjisori rus Svyatoslav Podgaevskiy.

Trailer: