Horoskopi për ditën e sotme, 4 maj 2018

Dashi
Jeni duke ndjekur objektiva që ju lodhin dhe ju stresojnë. Mos vallë për hir të kësaj keni lënë mënjanë dashurinë? Dëshira dhe pasioni do të bëjnë që të kërkoni mundësi për të biseduar dhe bashkëpunuar me partnerin më shumë se më parë.
Demi
Një njeri që e vlerësoni do t’ju bëjë një kritikë. Do t’jua bëjë atë me mirëbesim dhe me shumë kujdes, por gjithsesi do t’ju hidhërojë së tepërmi. Tregohuni të arsyeshëm, lëreni pas të shkuarën dhe jetoni përvoja të reja me entuziazëm të plotë për të ardhmen.
Binjakët
Është ditë e përsosur për arritje profesionale. Nëse ka pastaj një dashuri të re që po gatitet, mos humbi kohë dhe bëjeni të ditur. Mos u shqetësoni më për çështje që kanë të bëjnë me paraqitjen. Përqendrohuni në substancë, tek ekuilibri midis të qenit dhe të pasurit.
Gaforrja
Me mbështetjen e shkëlqyer të Jupiterit do të zbuloni se keni talente të pashprehura dhe potencial praktik që duhet ta shfrytëzoni. Urani mik do t’ju hapë rrugë të ndryshme. Do të keni një rol rëndësishëm si në punë, ashtu edhe në jetën shoqërore.
Luani
Ditën e sotme do të jeni më të ndjeshëm ndaj humorit të personave që ju rrethojnë. Zgjidhni me kujdes se me kë shoqëroheni. Do të keni mundësinë për të shprehur konkretisht altruizmin dhe të ndihmoni ata që do të kenë nevojë për ju.
Virgjëresha
Shfrytëzojeni çastin e mirëqenies shpirtërore për të dëgjuar më shumë dhe për t’i kushtuar më shumë kohë familjes. Ndërkaq, me Plutonin që ju del kundra, priten disa përgjegjësi që ndoshta mund t’ju kufizojnë disi lirinë, por do t’ia dilni.
Peshorja
Në çift, disa kërkesa për pushtet nuk funksionojnë. Hapni rrugë! Nëse do të jeni më mirënjohës, rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Mos u merrni me gjëra që hanë diskutim. Duke këmbëngulur, do ta kuptoni se e keni pasur gabim.
Akrepi
Gëzime të vogla ju presin dhe do të ishte më mirë të fillonit të mësoni të përfitoni nga këto. Ndërgjegjësimi për atë që është me të vërtetë e rëndësishme do t’ju ndihmonte të kalonit disa zënka me personin e dashur.
Shigjetari
Nëse në jetën e në çift xhelozia dhe dyshimet do t’i kalonin nivelet e normales, jepini fund kur të mundeni dhe ndërroni menjëherë drejtim. Planetet nuk janë shumë të favorshëm ndaj jush. Humori jo i mirë do të pengojë bashkëpunimin me një koleg.
Bricjapi
Sot do të jeni shumë kokëfortë por partneri do t’ju kuptojë dhe do t’ju falë. Me pak fjalë, do të jeni edhe më të bashkuar se më parë. Mos jini koprrac kur vjen puna për të treguar dashurinë. Njerëzit që ju rrinë në krah, e meritojnë plotësisht.
Ujori
Do të shtyni në një datë të pacaktuar një takim që nuk doni ta bëni. Pse doni të humbni kohë me atë që e dini që në fillim se nuk është e përshtatshme për ju? Mërkuri, Marsi dhe Venusi nuk shkojnë mirë, prandaj edhe ju duhet të kontrolloni nervozizmin e juaj.
Peshqit
Saturni vazhdon t’ju mbrojë dhe të përkrahë ndërmarrjet tuaja. Fitoni menjëherë. Përpiquni të ndihmoni edhe dikë që ka nevojë. Do të vazhdojë periudha e qetësisë së madhe ekonomike dhe profesionale. Përfitoni sa më mirë.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj