Art & Kulturë

Horoskopi javor

DASHI 21. mars – 20. prill

Jave e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Çdo çast do jete impresionues dhe i mbushur me kënaqësi te pafundme. Edhe ata qe kane pasur zënka do ndihen me te qete. Beqaret do marrin disa vendime te shpejta, por qe për fat do ju dalin për mire. Pas te mërkurës dielli do ndriçoje edhe me shume ne qiellin e tyre. Ne planin financiar duhet te parashikoni veprimet qe do hidhni sepse përndryshe do vuani pasojat e renda. Shëndeti ka për te pasur probleme sepse nuk do tregoheni aspak te kujdesshëm. Kujdes me salcat pikante dhe gjerat e thata. Puna do jete e kënaqshme dhe disa kolege do ju kërkojnë këshilla për te arritur aq lart sa ju. jeta familjare do përmirësohet. Familja si përherë.

DEMI 21. prill – 21. maj

Në përgjithësi kjo do jete një jave e mire për juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do keni aspak debate me partnerin, vetëm se duhet t’i kushtoni pak me shume vëmendje. Beqaret do gjenden te përfshirë ne disa ambiente me shume zhurme dhe njerëz dhe si padashje mund te afrohen me dike. Po nuk arsyetuat shpejt do përballeni me probleme. Ne planin financiar do keni shume fat kështu qe mund te përfitoni sa me shume për te bere edhe investime. Venusi do beje qe shëndeti te jete perfekt. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël këtë periudhe. Ne pune sido qe te shkojnë gjerat mire është te mos hidhni hapa te pamenduara mire. Ne familje ambienti do jete mjaft dinamik.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Plutoni do ndikoje negativisht këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do keni shume vështirësi për te folur hapur me partnerin dhe shpesh do gjendeni ne debate me njeri-tjetrin. Për beqaret nuk do ketë dashuri me shikim te pare, por njohjet e reja nuk do mungojnë. Le t’i shfrytëzojnë dhe me pas te presin çfarë do ndodhe. Buxheti do jete disi me i qëndrueshëm, por ende jo ne periudhën me te mire. Vazhdoni te bëni kujdes. Gjendja shëndetësore do jete e mire. Do ndiheni ne forme Përfitoni që këtë periudhë të merreni pak me tepër me shëndetin dentar. Ne pune do keni ide shume te mira qe shefat do i pëlqejnë mjaft. Me familjaret do keni një marrëdhënie te kënaqshme dhe do mungojnë zënkat.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Këtë jave nuk do iu pëlqejnë aspak detyrimet dhe gjerat e zakonshme ne çift. Për ju dashuria duhet te jete sinonim me magjinë dhe te mrekullueshmen. Yjet do te favorizojnë ndjenjat e ngrohta. Do joshni dhe nuk do rreshti se shprehuri çdo gjë edhe me fjale. Mos ndërmerrni rreziqe ne planin financiar dhe për me tepër mos jepni hua. Tregohuni me te matur qe te parandaloni problemet. Do jeni ne forme shume te mire fizike dhe mentale dhe do iu bëni balle edhe shqetësimeve stinore. Ne pune tregohuni me te duruar dhe me kurajoze sesa zakonisht. Do iu duhet te përballeni me një jave plot vështirësi. Mundohuni te mos nervozoheni. Edhe ne familje do jete jave e vështirë.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Ka mundësi qe mjedisi yjor t’iu beje me nervoze dhe me pak tolerante gjate kësaj jave ju te dashuruarve. As ju dhe as ai qe keni ne krah nuk do lëshoni pe dhe gjate gjithë kohës do debatoni fort. Beqaret do jene shume magnetike dhe te suksesshëm ne dashuri. Ne disa momente do ju duhet te bëni edhe zgjedhje te vështira. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe si me magji buxheti do rritet jashtëzakonisht. Ju qe nuk besoni tek mrekullitë sot do mbeteni pa fjale. Fizikisht do ndiheni mjaft mire e madje do ndieni me te qete edhe nëse vuani nga alergjitë. Ne pune rrethanat do jene shume te favorshme për ta zgjeruar edhe me shume fushën e veprimit. Do arrini te kaloi edhe sfidat me te vështira. Marrëdhënia me familjaret do jete e ngrohte.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jave e tensionuar do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do mbani përgjegjësi për ato qe do bëni dhe konfliktet kane për te qene te vazhdueshme. Për beqaret priten takime te reja dhe interesante, por ata duhet te dine te përfitojnë sa me shume. Po i lanë gjerat pas dore nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar duhet te jeni sa me te matur dhe me te kufizuar me shpenzimet sepse ashtu siç janë shtuar edhe mund te pakësohen menjëherë te ardhurat. Shëndeti ne tërësi do jete i kënaqshëm, megjithatë nëse keni probleme me sheqerin tregohuni me te kujdesshëm me ushqimet. Ne pune do keni energji pafund dhe do jeni gati te pranoni edhe projektet e reja qe do iu propozohen ne mes te javes. Ne familje do jeni te paduruar.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Kujdes nga paqëndrueshmëria ne çift. Me Uranin te keq pozicionuar ju do te refuzoni kategorikisht te bëni lëshime. As ai qe keni ne krah nuk do toleroje asgjë. Megjithatë mos u alarmoni sepse me kalimin e ditëve do keni mundte vendosni qetësinë. Beqaret do hezitojnë te hedhin hapa këtë jave megjithëse mundësitë për njohje nuk do iu mungojnë. Ne planin financiar do gjeni ekuilibrin midis maturisë me shpenzimet dhe rreziqeve te vogla. Do ndiheni paska te lodhur por probleme me shëndetin nuk do keni. Ne pune do e shfrytëzoni energjinë për te arritur objektivat tuaja. Do merrni promovimin qe prisnit dhe do ndiheni mjaft mire. Ne familje çdo gjë do shkoje mire.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Jave shume e mire do jete kjo për çiftet. Ditët qe do vijnë do iu sjellin lumturi te pamase. Puthje te qeshura dhe kënaqësi pa fund pritet çdo moment. Jupiteri do sjelle te papritura ne jetën e beqareve. Kishit ëndërruar një dashuri me shikim te pare? Do e keni këtë jave. Duke shpenzuar me shume sesa iu mban xhepi do shkoni deri atje sa te kërkoni borxhe. Shëndeti do jete i mire. Mos bëni çmenduri me ushqimin sepse do keni probleme. Nëse keni pasur shqetësime gastrike shmangni çokollatat dhe produktet me yndyre. Ne pune do arrini suksese te mëdha dhe do vini ne pune një projekt qe keni menduar prej kohesh. Nëse keni fëmijë merruni me shume me ta.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Mos e provokoni me shume sesa duhet partnerin tuaj sepse kësaj here kjo mund te kthehet ne një debat te madh. Mundohuni te vendosni me tepër bashkëpunim qe historia juaj e dashurisë te kthehet ne normalitet. Çiftet do kenë veçse flirte te momentit dhe nuk do arrijnë kënaqësinë qe kane pritur. Kënaquni edhe me kaq kësaj here. Do keni tendence te shpenzoni shume këtë jave por do jeni edhe me te kujdesshëm me çdo hap qe do hidhni. Për sa i përket shëndetit nuk do keni për çfarë te qaheni. Plutoni do ua sjelle mbrojtje imunitare. Merrni disa vitamina dhe obligo-elemente. Ne pune do iu vlerësojnë për kompetencat tuaja. Ne familje do ndiheni te lumtur.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ne djall detyrimet ne çift. Gjate gjithë javës do kërkoni me tepër liri dhe kjo sjellje do te provokoje disa debate. Edhe pse do sforcoheni te jeni zemërbutë dhe te kuptueshëm, partneri do mendoje se e kaluat cakun. Beqaret do fillojnë te ndiejnë shume për një person qe sapo e kane takuar. Dilni për kafe ose për ndonjë darke me te. Fale rrethanave aktuale dhe fale influencës negative te Merkurit nuk do e keni te lehte te dilni nga situata e ndërlikuar financiare. Për te ruajtur dinamizmin dhe shëndetin duhet te konsumoni ushqime energjike. Kujdes e yndyrën shtazore. Ne pune do pervishni mëngët dhe do luftoni fort. Gjithçka do iu shpërblehet. Ne familje kërkohet me shume tolerance.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Në çdo kohë do i bëni kritika partnerin. Edhe pse disa mund te jene ne te mire te tij do vije një moment qe ai do te acarohet. Pas kësaj harmonia qe mbizotëronte do te prishet. Yjet do i nxisin beqaret te kërkojnë një lidhje te qëndrueshme. Ju te dashura femra do jeni ato qe do hezitoni pak. Shprehuni dhe tentoni sepse do ndiheni me mire. Ashtu si dhe disa jave me pare, paratë do jene pika ne te cilën do përqendroheni me tepër. Neptuni do iu ndihmoje te ruani ekuilibrin! Nen influencën e Marsit shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha, por do keni disa shqetësime. Ne pune e keni vete ne dore te arrini atje ku doni. Zgjidhni me pare pengesat qe kishit. Dëgjojini këshillat e familjareve.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Do keni përkrahjen e Venusit ne jetën ne çift dhe do ndiheni mjaft mire çdo dite qe do kaloni pranë partnerit. Pasioni dhe bashkëpunimi do jete ne meny. Drite jeshile për te gjithë beqaret. Te mbështetur nga Venusi do keni një takim me te ardhme. Mos e humbisni mundësinë kot. Influenca e yjeve do iu beje me te kujdesshëm me shpenzimet. Një ndihme financiare qe do iu japë dikush do iu ndihmoje me tepër. Ekuilibri shëndetësor ne përgjithësi do jete i mire, por nëse keni problemin me te vogël flisni me një mjek. Ne pune edhe pse do iu duket e vështirë te arrini ku doni nuk duhet ta lëshoni veten. Durimi dhe këmbëngulja do iu ojne ne finish. Kujdesuni për familjen.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).