Art & Kulturë

Horoskopi Javor, 23 – 29 Mars 2020

Dashi

21 Mars – 19 Prill

Gjatë kësaj jave do ju realizohen të gjitha ëndrrat dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Nëse keni një lidhje jeta juaj nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marre vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Bëni edhe pak më shumë durim. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mundojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.

Demi

20 Prill – 20 Maj

Këtë javë nuk duhet të kërkoni më shumë sesa do jepni sepse vetëm sa do lëndoheni. Ju të dashuruarit duhet patjetër të bëni ndryshime në jetën tuaj sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamase. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Do e ndryshoni edhe perceptimin që kishit për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë këtë javë duhet t’i pranoni gabimet dhe të mundoheni t’i ndreqni. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë mjaft sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xheloze. Do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Dielli do e bekojë jetën tuaj këtë javë dhe do iu japë energji të pashtershme. Jeta juaj në çift do jetë e mbushur me emocione të forta, por ato do jenë si pozitive ashtu edhe negative. Ju beqarët do kenë më shumë fat se asnjëherë më parë dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak orësh. Edhe në planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund të hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jetë problematik, megjithatë mirë do jetë të bëni kujdes nga ndryshimet e motit. Në punë do i keni të gjithë planetët në krah kështu që keni për të arritur më shumë nga sa mendonit. Po mundët ndihmojini pak edhe kolegët.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Kjo do jetë një javë vendimtare për ju. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Ju beqarët duhet të jeni më të kujdesshëm dhe nuk duhet të besoni verbërisht tek fjalët e bukura që do ju thonë disa persona. Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi që iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata të tilla. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Në punë klima do jetë e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash të hidhni.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Do ndiheni shumë të përhumbur gjatë kësaj jave dhe nuk do përqendroheni tek gjërat thelbësore. Ndonjëherë do harroni edhe disa detaje të rëndësishme. Nëse doni që gjithçka të kthehet në favorin tuaj bëni plane dhe reflektoni me kujdes para se të veproni. Ata që janë në një lidhje mund të kenë edhe debate me personin që kanë në krah, por do i kalojnë shpejt të gjitha. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Që nga e mërkura mund ta ndryshoni edhe statusin. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë dhe nervoziteti do kalojë që ditët e para. Po u kujdeset më tepër për ushqimin do jeni në një gjendje akoma më të kënaqshme. Në punë do jeni produktive, por do ju duhet më shumë reflektim e përqendrim për të arritur me shpejt atje ku keni dashur.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Nëse jeni në një lidhje do i kaloni sfidat që do ju dalin këtë periudhe dhe gjendja do filloje të përmirësohet ndjeshëm. Ju beqarët do keni ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Do ju duhet ende kohë të prisni për ndryshime. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga korenti. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur.

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor

Ruajini objektivat gjatë kësaj dite dhe mos ndryshoni asgjë edhe pse në shumë momente mjedisi do ju bëjë të keni dyshime. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik ta kaloni partnerin në plan të dytë duke u marrë fillimisht me disa probleme familjare. Flisni sa më hapur me të dhe shpjegojani me kujdes situatën. Ju beqarët do keni disa probleme dhe nuk do e keni shumë mendjen për të flirtuar me. Financat do mbeten të mira deri në momentin që ju do shpenzoni shuma të mëdha. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë për shkak të stresit dhe ankthit që do ju pushtojë shpesh. Fatmirësisht jeta profesionale nuk do jetë e keqe dhe gjërat do ju ecin mirë. Disa madje mund edhe të ndryshojnë profesion dhe të fitojnë më tepër.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Këtë javë fokusi juaj do jetë familja. Çdo gjë tjetër vjen pas saj. Nëse jeni në një lidhje Hëna ka mundësi të ndikoje pozitivisht tek jeta juaj sentimentale dhe emocionet do jenë shumë herë më të forta. Nuk do mungojnë as surprizat e këndshme nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet t’i marrin gjërat me qetësi dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitoheni. Kjo javë do jetë e mbushur me të papritura fantastike. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja jo vetëm që nuk do ketë më probleme, por ka mundësi që të jetë edhe më e begatë. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa probleme. Nuk do prekeni as nga virozat e stinës. Në punë do jeni në rrugën e duhur për të arritur atë që dëshironi. Vazhdoni kështu dhe të gjithë do ju mbajnë në gojë për suksesin që do arrini.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Gjatë kësaj jave nuk do jeni më nën presion për asgjë dhe mund të filloni disa projekte të mëdha. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lirë për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Gjatë kësaj jave do jeni shumë energji dhe gjallëri. Do e merrni cdo gjë me optimizëm. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë e veçantë. Do kaloni plot momente romantike së bashku me partnerin tuaj dhe emocionet gjithë kohës do jenë pozitive. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi ta teproni me kërkesat për të gjetur princin e kaltër pasi askush nuk është perfekt dhe pa të meta. Buxheti nuk do jetë i keq. Përfitoni për të shlyer sa më parë borxhet e marra sepse më vonë do e keni më të vështirë. Shpenzimet kryejini me maturi gjithmonë. Shëndeti ka për të qenë shumë herë më i mirë. Tashmë nuk do ndieni më as dhimbje shpine si më parë. Në punë nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse gabimi më i vogël mund t’ua prishë të gjitha planet.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Shëndeti do jetë problematik ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Ne pune fillimi i javës do jete goxha pozitiv, ndërkohë që pas të enjtes ka rrezik që situata t’iu dale jashtë kontrollit.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).