Historitë e dashurive të Kadaresë tashmë në film

Historitë e dashurive shqiptaro-ruse të shkruara nga shkrimtari Ismail Kadare, do të vijnë në një film të jashtëzakonshëm nën regjinë e Juri Arabov. Bëhet fjalë për histori të jetuara, të ndjera e të rrëfyera për të gjithë në librin “Sorkadhet e trembura”, të kthyera tashmë në një projekt kinematografik, i cili do të marrë jetë së shpejti.