Historia tragjike e dashurisë “Romeo & Zhuljeta” ngjitet në skenën e Teatrit Metropol

Me regji nga Sonila Kapidani, një prej veprave dhe tragjedive më të njohura të Uilliam Shekspir, vjen në sallën e Teatrit Metropol për të gjithë të rinjtë, e jo vetëm.

E menduar dhe e realizuar për grupmoshën e të rinjve, shfaqja ka për qëllim njohjen, por edhe hapjen e bisedave mbas-shfaqje mbi pyetje të rëndësishme shoqërore që ngre vepra mbi probleme shoqërore dhe probleme të Teatrit.

A duhet të jemi besnikë ndaj ndjenjave tona? Po ndaj familjes? Po ndaj parimeve tona? Po ndaj autoritetit- Princit? E shikoni këto nuk janë thjesht pyetje që të lindin duke bërë një shëtitje romantike në qytetin e vjetër të Veronës. Këto ishin pyetje që shoqëronin shoqërinë Elisabetiane, e për të cilat Shekspiri zgjodhi një tjetër vend, Veronën dhe Italinë – larg Anglisë, për të kërkuar një përgjigje.

Image may contain: 8 people, people smiling, people standing

Mos e humbisni këtë shfaqje të mrekullueshme, e cila vjen nën interpretimin e aktorëve Aleksandër Mitrollari, Delvis Bejleri, Edvin Mustafa, Ermir Jonka, Klea Konomi, Klesta Shero, Roerd Toçe dhe Shejla Domi.

Trailer: