Historia prekëse e dy motrave të varfra shqiptare

Në fotografinë e mësipërme shihen dy motra, të cilat kanë udhëtuar 40 kilometra nga një fshat malor për të mbërritur në Tiranë.

Qëllimi i tyre për këtë udhëtim të gjatë ishte shumë fisnik: Vajza në anën e majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe për të shpëtuar nga verbërimi i plotë, ajo kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej vetëm nga farmacia e Kryqit të Kuq në Tiranë.

Ato kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë, që do t’ia jepnin si shpërblim mjekut amerikan. Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë.

Ishte vetëm viti 1920 kur kjo histori ka ndodhur. Fotografia ruhet në Bibliotekën e Kongresit në Uashington.