Historia e panjohur e Karl Marksit: Një fëmijë i jashtëligjshëm me shërbyesen

Karl Marks

Ka një episod të errët në jetën e Karl Marksit që ka ngjallur përherë debate tek studiuesit dhe biografët e tij.

Duket se babai i socializmit shkencor ka patur një histori intime me shërbyesen e familjes, histori prej së cilës erdhi në jetë edhe një fëmijë, më pas i braktisur.

Historia që dhjetorin e kaluar u publikua edhe nga New York Times ka për protagoniste Helene Demuth.

Helene e lindur në 1820 hyri si punonjëse shtëpie në familjen Marks, në 1845. Ajo kishte qenë më parë shërbyese e familjes së gruas së Karl Marksit, Xhenit.

Helene Demuth

Helene u dërgua nga nëna e Xhenit të ndihmonte Xhenin në rritjen e fëmjëve, në kohën kur Karli dhe Xheni u vendosën në Bruksel. Lindja e fëmijës shkaktoi një krizë në familjen Marks.

Karli, i frikësuar se kjo do të shkatërronte reputacionin e tij organizoi një konspiracion për të mbuluar si çështjen, ashtu edhe foshnjën.

Ai u mbrojt duke thënë që fëmija ishte i mikut të tij, Frederik Engelsit.

Frederiku, i cili vizitonte shpesh familjen Marks, mori përsipër atësinë, madje djali i lindur nga shërbyesja Helenë u quajt pikërisht Frederik për ta bërë versionin sa më të besueshëm. Edhe vetë Helena, pranoi që babai i fëmijës ishte Engelsi.

Por pas vdekjes së Xhenit, Marksi ka pranuar në shënimet e tij se gjithçka ishte një mashtrim dhe u ka kërkuar të gjithë pasuesve të tij, sidomos grave, ta falin.

Marks me gruan e tij, Xhenin

Helen Demuth ka vdekur në moshën 69 vjeçare në Londër. Frederiku vdiq gjithashtu në Londër në moshën 77 vjeçare në vitin 1929. Ai u rrit në një shtëpi jetimësh.

Shumë vite më pas, një nga vajzat e Marksit, Eleonora, e cila kishte lexuar shënimet e të atit, e rigjeti Frederikun dhe e bëri atë mik shtëpie.

Karli dhe gruaja e tij Xheni e cila ishte 4 vjet më e madhe se ai, patën 7 fëmijë.

Kurse Engelsi nuk u martua kurrë. Ai bashkëjetoi për 20 vite me Mary Burns. Të dy ishin kundër institucionit të martesës./Dita/