Art & Kulturë

Histori: Ҫfarë ka ndodhur më 24 Janar?

24 Janar 41 – Perandori romak Caligula vritet nga rojet e pallatit dhe në fron vendoset xhaxhai i tij. Claudius.

24 Janar 1835 – Skllevërit në Salvador da Bahia, Brazil, ngrihen në një revoltë e cila ishte e domosdoshme për t’i dhënë fund skllavërisë 50 vjet më vonë.

24 Janar 1839 – Charles Darëin, i njohur për teorinë e evolucionit të gjallesave, zgjidhet për të qenë pjestar i Shoqërisë Mbretërore.

24 Janar 1857 – Themelohet për të parë herë një universitet me të drejta të plota në Azinë Jugore, Universiteti i Kalkutës.

24 Janar 1913 – Shkrimtari i njohur Franz Kafka pushon së shkruari librin e tij “Amerika”. Kjo vepër ngeli përgjysmë pasi autori vdiq më vonë dhe nuk e përfundoi.

24 Janar 1924 – Benito Mussolini ndalon funksionimin e të gjitha unioneve të punëtorëve jo-fashistë.

24 Janar 1935 – Birra e parë në kanaçe u lançua në treg nga kompania “Krueger Brewing Co.”.

24 Janar 1939 – Tërmeti më vdekjeprurës në historinë kiliane godet Chillan, duke vrarë rreth 28.000 njerëz.

24 Janar 1943 – Adolf Hitler urdhëton trupat gjermane që ndodheshin në Stalingrad të luftonin deri në vdekje.

24 Janar 1965- Vdes kryeministri legjendar britanik Winston Churchill

Churchill, që e udhëhoqi Britaninë e Madhe dhe aleatët gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdiq në Londër në moshën 91-vjeçare. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, Churchill zëvendësoi Neville Chamberlain në postin e kryeministrit në një qeveri të re koalicioni.

Në vitin e parë të administratës së tij, Britania qëndroi e vetme përballë Gjermanisë naziste, por Churchill i premtoi vendit dhe botës së tij, se populli britanik do të “nuk do të dorëzohej kurrë”.

24 Janar 1984 – Kompania Apple lançon në treg kompjuterin e saj revolucionar Macintosh, i cili solli një revolucion në botën teknologjike dhe famën e kompanisë që sot zotëron tregun kompjuterik e telefonik.

24 Janar 2011 – Të paktën 35 njerëz mbeten të vdekur, dhe 180 të tjerë plagosen në një shpërthim me bombë në Aeroportin Domodedovo të Moskës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).