Art & Kulturë

Hedda Gabler te Teatri Eksperimental

Hedda është vajza e gjeneralit të famshëm Gabler; si fëmijë ajo ishte mësuar të jetonte në luks dhe me klas. Ndërsa fillon shfaqja, ajo po kthehet nga muaji i saj i mjaltit me Jürgen Tesman, një studiues me perspektivë të mirë, por jo me aq të ardhura sa është mësuar Hedda. Mbiemri i saj pas martese është Tesman. Kjo për faktin se Hedda ishte më shumë vajza e babait të saj sesa gruaja e burrit të saj. Hedda është një grua e re inteligjente, e paparashikueshme dhe disi e pandershme, e cila nuk ka frikë të manipulojë burrin dhe miqtë e saj. Hedda e bukur posedon një shpirt të çmëndur që rri brenda trupit të një shoqërie konservatore.

Produksioni i Heddë-s në TKEKS ngre disa pyetje.Por , çfarëdo pyetje që ngre ky produksion , na detyron të shohim kryevepren e Ibsenit me sy të freskët dhe të pranojmë se edhe në epokën e divorcit ka ende Hedda moderne të bllokuara në mënyrë të pafuqishme pa dashuri.

Botond Nagy është ai lloj regjisori që ka një kënvështrim teatrore të veçantë dhe lehtësisht të dallueshme në stil. Në punën e tij ka një atmosferë, elemente teknikë dhe një qasje që janë karakteristike. Për Botond Nagyn nuk është e mjaftueshme ta kuptoj një vepër ose një autor të madh klasik, ai kërkon të shkoj më thellë. Ai krijon dialog midis personazheve midis epokave. Ai njësohet me krijimet e tij. Hedda Gabler e tij është një krijim tekno-poetik, një prezantim i realitetit të ashpër pa bërë asnjë kompromis, me një gjetje teatrale që e bën Botond Nagyn një “markë” në Teatrin Europian.

Autori : Henrik Ibsen
Përktheu : Afrim Koçi
Regjia : Botond Nagy
As/Regjisor : Stela Doka
Skenografia : Irina Moscu
Kostumografia : Sofi Kara
Dramaturgjia : Kali Agnes
Lëvizja skenike : Mateo Dervishaj
Interpretojnë aktorët : Ermira Hysaj, Romir Zalla, Mateo Dervishaj, Adriana Tolka, Alfred Trebicka, Alert Çeloaliaj.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).