Art & Kulturë

Hapet muzeu me vëllimet më të rralla dhe të moçme të trashëgimisë shqiptare në kryeqytet

Një muze i ri do të çeli dyert më 20 maj, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ku u ka sugjeruar të gjithë njerëzve që të shkojnë ta vizitojnë.

“Një rrugëtim i ri muzeal, me vëllimet më të rralla dhe më të moçme të trashëgimisë sonë humaniste dhe shpirtërore ju pret prej kësaj fundjave e deri më 20 maj, në zemër të Tiranës, për të përjetuar nëpërmjet shqisave, një rrëfim unik të Shqipërisë së vlerave dhe qytetërimit, në zemër të Europës! Përmes një Urtësie të Pashuar”, ka shkruar Rama.

Muzeu do të çelet tek Vila 31 (ish rezidenca e diktatorit) të premten, më 4 maj, prej orës 20:00- 22:00 dhe prej datës 5 deri në 20 maj, ora 10:00 – 22:00.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).