Art & Kulturë

Hap dyert e kinemave në vend pas 40 vitesh, filmi i parë që u shfaq në Arabinë Saudite do t’ju befasojë

Në Arabinë Saudite nuk ka pasur asnjë kinema prej 40 vitesh dhe kur ajo u hap për herë të parë pas kaq shumë kohësh, sigurisht që shumë njerëz, burra e gra, do ishin pjesë e këtij eventi.

Ceremonia e shfaqjes së filmit të parë u mbajt ditën e djeshme, ku u përzgjodh filmi që theu rekordet botërore, “Black Panther”, i cili flet për një komb afrikan shumë të avancuar teknologjikisht si pasojë e burimeve të pafundme të mineralit vibranium që ka në zotërim.

Kjo premierë u mbajt në kryeqytetin e vendit, Riad, duke theksuar ndryshimet drastike që janë duke ndodhur nën udhëheqjen e trashëgimtarit të fronit, Princit Muhammad bin Salman, i cili ka premtuar zgjerimin e aspektit kulturor në vend dhe reformimin e ekonomisë.

Sipas parashikimeve të qeverisë, hapja e kinemave komerciale do t’i sjelli ekonomisë së shtetit një shumë prej 24 miliardë dollar dhe do të krijojë rreth 30.000 vende pune deri më 2030.

Ndërkohë, hapja zyrtare për publikun do të bëhet më 20 prill, ku zyrtarët thonë se gjatë 12 viteve të ardhshme do të ndërtohen rreth 300 kinema.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).