“Han Solo: A Star Wars Story” do të debutojë në Festivalin e Filmit në Kanë

Nëse jeni fans i serisë së filmave “Star Wars”, atëherë me siguri që mezi po e prisni premierën e “Han Solo: A Star Wars Story”.

Premiera e parë e këtij filmi do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Kanë më 15 maj, por nuk do të konkurrojë në asnjë kategori. Filmi do të shfaqet duke ndjekur shembullin e dy serive të mëparshme, “Attack of the Clones” (2002) dhe “Revenge of the Sith” (2005), të cilët debutuan po në këtë festival.

Kjo seri do të trajtojë jetën e Han Solo-s përpara se të bashkohej me forcat e Rezistencës në luftën ndaj Perandorisë. Alden Ehrenreich do të portretizojë rolin e Han Solo, i cili më parë luhej nga i famshmi Harrison Ford.

Related image
Personazhi i Han Solo, portretizuar në të majtë nga Harrison Ford dhe në të djathtë nga Alden Ehrenreich

Kastit të filmit i janë bashkuar edhe aktorë të tjerë të njohur, si Emilia Clarke, Phoebe Waller-Bridge, Woody Harrelson, të cilët mund të jenë të pranishëm gjatë premierës në Kanë.

Shfaqja në Amfiteatrin e Madh Lumiere në Pallatin e Festivaleve në Kanë premton të jetë një event i madh i dedikuar për të gjithë fansat e kësaj sage dhe pjesëmarrësit në këtë festival”, janë shprehur organizatorët e festivalit.

Image result for han solo movie

Lista e plotë e filmave që do të shfaqen në Festivalin e Kanës do të publikohet më 12 prill. Ai do të zgjasi nga data 8 deri më 19 maj, ndërkohë që është bërë e ditur se festivali do të hapet me shfaqjen e filmit “Everybody Knows”, ku në rolet kryesore luajnë Penelope Cruz dhe Javier Bardem.

Related image
Emilia Clarke në filmin Han Solo

Ndërkaq, premiera e “Han Solo: A Star Wars Story” do të shfaqet në 23 maj në Francë, 24 maj në Britani dhe 25 maj në SHBA. Pritet që në Shqipëri ai të dali në sallat e kinemave nga data 23-24 maj.

Trailer: