Art & Kulturë

Gocaa, erdhi vera! Sipas Fresh Line, këto janë kremërat që duhet t’i keni patjetër në çantën tuaj!

Marsi iku dhe këto ditë po bekohemi me rreze të shndritshme dielli, çka tregon vetëm një gjë… Erdhi vera!!!

Deti, ditët në plazh, pijet e ftohta dhe netët e gjata janë mendimet që na kanë mbajtur gjallë gjatë këtyre muajve të ftohtë të dimrit. Edhe pse e prisni me padurim këtë stinë, a i keni marrë masat për ta ruajtur lëkurën tuaj ndaj atyre rrezeve të dëmshme të diellit të nxehtë të verës? Nëse jo, e kemi ne zgjidhjen për ju!

Stafi i Infokult.al kontaktoi me Fresh Line, linjën e produkteve kozmetike të punuara me dorë e plot dashuri, e cila na rekomandoi disa produkte, të cilat duhet t’i kemi patjetër në çantën tonë të plazhit.

Linja e produkteve Hephaestus ofron një mbrojtje natyrale të lëkurës tuaj ndaj rrezeve të diellit. Kjo është një recetë speciale që vjen nga natyra greke”, na ka treguar një përfaqësuese e Fresh Line.

Por çfarë janë produktet e Hephaestus, përbërsit e saj dhe cilat janë përfitimet prej tyre?

“Këto produkte janë formuluar me filtra natyral mbrojtës, në kombinim me ekstrakte bimësh, vajra bimësh dhe gjalpra natyral, që mbrojnë lëkurën nga proçesi i plakes dhe rrezet e dëmshme, të cilat sinergjizohen duke i dhënë lëkurës hdiratim, zbutje dhe efekt anti-oksidant”.

Për më tepër, ju mund të gjeni kremin e duhur për llojin e lëkurës tuaj, falë përbërësve dhe SPF që ndryshojnë nga njëri-tjetri. Të tillë janë: vaji i lulediellit, kalendula, comfrey, yarrow, lule Elder, aloe, kamomili dhe karrota.

Image may contain: hat

Përpos kësaj, lëkura juaj do të mbrohet vazhdimisht nga filtra natyral mineral, të cilat nuk kanë asnjë efekt anësor.

Image may contain: flower and outdoor

Zinc oxide dhe titanium dioxide janë dy filtrat mbrojtës natyral. I pari reflekton dritën e diellit dhe ndërvepron në mënyrë harmonike me anti-oksidantët siç është Vitamina E. Ajo ofron një mburojë foto-protektive me astrigjentë të butë dhe kryesisht mbron nga rrezet UVA.

Image may contain: one or more people, drink and outdoor

Nga ana tjetër kemi titanium dioxide, i cili ka një veprim të ulët depërtues në lëkurë, duke u karakterizuar si agjent reflektues dhe shpërndarës i dritës. Ajo është një barrier natyrale kundër rrezeve ultravioletë dhe ofron mbrojtje nga rrezet UVB.

Me pak fjalë, ju mbroni lëkurën tuaj me produkte natyrale, të prodhuara nga profesionistë, që i zgjidhni duke i përshtatur me llojin e lëkurës tuaj. Fundja, çfarë ka më të rëndësishme se lëkura jonë? Ajo duhet përkujdesur me produktet më optimale dhe të shëndetshme!

No automatic alt text available.

Si përfundim, ne i kërkuam Fresh Line që të na jepte disa këshilla që nuk duhet t’i harrojmë kurrsesi gjatë ditëve të ngrohta të verës, teksa pijmë një Corona të ftohtë buzë detit…

Lexojini më poshtë dhe kujdes… Mos i harroni!

  1. Aplikoni kremin 30 min përpara ekspozimit në diell.
  2. Ta ri-aplikojmë herë pas here kremin, veçanërisht mbasi kemi djersitur e notuar
  3. Evitoni ekspozimin në diell midis orës 12:00 & 16:00
  4. Mos nënvlerësoni rrezet kur koha është me erë apo e vrenjtur.
  5. Pini shumë ujë.

Një sugjerim: Përdorni një skrab të mirë (linja Spa Eliksir largon butësisht qelizat e vdekura, i ofron lëkurës shkëlqim dhe ndikon në marrjen e një ngjyre fantastike).

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).