Art & Kulturë

Global Village tek Reja

E ke imagjinuar ndonjëherë se si do të ishte të udhëtoje në të gjithë globin, të përshkoje 7 kontinente dhe të shkelje tokën e 195 shteteve?

Falë AIESEC, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Resë, ti mund ta përjetosh këtë eksperiencë pa lëvizur nga Tirana! Eja më 13 Korrik në orën 18:30 te Reja dhe bashkohu me ne në Global Village. Një aktivitet që i bën jehonë diversitetit kulturor, ku do të kesh mundësinë të njihesh me të rinj vullnetarë nga vende të ndryshme të botës.

Në Global Village do arrish të prekësh nga afër kultura të shumëllojshme nëpërmjet prezantimeve interaktive, muzikës, kërcimeve, lojërave, historisë, kostumeve dhe gjithë elementeve të tjera tradicionale. Po ashtu, të presin edhe një sërë gatimesh të veçanta për t’u shijuar 😉
Lejoje veten të jesh udhëtar i botës, të shohësh ngjyrat e saj dhe të krijosh një perspektivë të re!
Hyrja e lirë 🙂

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).