Art & Kulturë

Gjyshja ka ikur me Cirkun

Teatri Metropol prezanton “Gjyshja ka ikur me Cirkun”

Titulli: Gjyshja ka ikur me cirkun
Autor: Mike Kenny
Regjisor: Armela Demaj
Interpretojnë: Kastriot Ramollari, Klesta Shero, Ibrahim Selishta
Skena dhe kostumet: Ina Elezi
Data: 21, 22, 28, 29 Tetor
Ora 11:00

Një opsion cilësor për fundjavën e femijëve tuaj të cilët janë publiku ynë i preferuar. 🙂
“Gjyshja ka ikur me cirkun” është shfaqja më e re për fëmijë dhe të rinj në Teatrin Metropol, e cila do të ngjitet në skenë këtë fundjavë. Historia e kësaj shfaqje e shkruar nga Mike Kenny është një përzierje e zgjuar e realitetit të dashurisë familjare me fantazinë e fëmijëve për botën e përjetshme të cirkut.

Vepra, vjen në skenë nga regjisorja Armela Demaj dhe interpretohet nga aktori Kastriot Ramollari, në rolin e gjyshit, Klesta Sheros në rolin e Emës dhe Ibrahim Selishtës, në rolin e pantonimistit. “Gjyshja ka ikur me cirkun” është një vepër e trajtuar në mënyrë sa më të thjeshtë dhe sa më të pranueshme per tematikën e saj” shprehet regjisorja Armela Demaj. Kjo vepër, trajton tema të tilla si; dashuria famijare, përballja me humbjen e njerëzve të afërt, marrëdhënien midis brezave apo zhvillimi i imagjinatës tek fëmijë. Ndërkohë “Eye Weekly” shkruan për shfaqjen se është një teatër për fëmijë ambicioz dhe fëmijët në vitin 2016 janë një audiencë shumë e sofistikuar. 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).