Gjurmë uji në planetin e largët, a mund të jetë ai i duhuri për mbijetesën e gjallesave?

Planeti HAT P-11b dhe Toka

Teknologjia na ka vënë në dispozicion teleskopë të fuqishëm, të cilët kanë kapur dhe sjellë në Tokë imazhe të ndryshme që janë qindra-mijëra vite larg nesh.

Shkencëtarët e Universitetit të Meriland në SHBA, kanë publikuar një shkrim mjaft interesant në revistën “Nature”. Ata deklarojnë se kanë gjetur gjurmë uji në planetin HAT P-11b, i cili ndodhet në yjësinë Cygnus, që është rreth 124 vite larg dhe është 4 herë më e madhe se Toka.

Image result for planet HAT P-11b

Sipas shkencëtarëve, ky planet përmban depozita uji në formë avulli. Ata mbërritën në këtë përfundim gjatë vrojtimit me 3 teleskopë të ndryshëm, ku janë ndihmuar edhe nga fushë-pamja e kthjellët në atmosferën e planetit, në momentin kur ky i fundit po kalonte para yllit të tij.

Këta studiues kanë deklaruar se 90 përqind e atmosferës së planetit përbëhet nga hidrogjeni dhe 10 përqind është në formë uji të avullt.

Zbulimi vlerësohet i një rëndësie të veçantë për faktin se studimi i atmosferës së ekzo-planeteve (planete jashtë sistemit tonë diellor) të mëdhenj mund të ndihmojë shkencëtarët në gjetjen e jetëve aliene në galaksi të tjera.