Art & Kulturë

Gjigandja e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa, feston sot 86 vjetorin e saj

Sot artistja e mirënjohur shqiptare, e cila na ka dhuruar emocione të pafundme me rolet e saj në filma e drama të ndryshme, sot ka ditëlindjen.

Margarita Xhepa ka lindur më 2 prill 1932 në qytetin e Lushnjes dhe me një karrierë prej më shumë se 50 vitesh në botën e kinematografisë, ajo është një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar.

Image result for margarita xhepa ne role

Xhepa studioi për dramë në Liceun Artistik, ku deri më sot, ajo ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek “Majlinda”, Dafina tek “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek “Cuca e maleve”, Zonja Mëmë tek “Kush e solli Doruntinën”, Nëna tek “Përballë vetes”, etj.

Por, Margarita ka qenë mjaft e suksesshme edhe në rolet në veprat e dramaturgjisë botërore, si: Ofelia tek “Hamleti”, Vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, Dado tek “Romeo e Xhulieta”, Mbretëresha Margaret tek “Rikardi i III” i Shekspirit.

Image result for margarita xhepa ne role

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i kopshtarit” (De Vega), Mashenka tek “Mashenka” (Afigenov), Shejla tek “Morali i zonjes Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.

Image result for margarita xhepa ne role

Veç roleve në teatër, ajo ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K.Dhamon ka xhiruar filmat “Vitet e para” dhe “Gjurmët”; me I. Muçajn e K. Mitron ka bërë “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” e “Apasionata”.

Ndërkohë, me Viktor Gjikën, ka realizuar “Gjeneral gramafoni”; me E.Musliun filmat “Rrethi i Kujtesës” dhe “Vitet e pritjes”, etj.

Image result for margarita xhepa

Në vitin 1997, Margarita interpretoi ne filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa ajo fitoi “Çmimin e Nderit”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).