Gati për një tjetër përrallë? “Borëbardha” rikthehet në kinema nga Disney

“Rose Red” është filmi më i fundit që Disney po mendon të prodhojë mbi përrallën e famshme të Borëbardhës.

Sipas disa mediave amerikane, roli kryesor i filmit do të luhet nga aktorja e njohur amerikane, Brie Larson.

Historia e filmit nuk do të tregojë përrallën klasike të Borëbardhës dhe 7 xhuxhave, por ajo do t’i vijë publikut nga një tjetër këndvështrim.

Kështu, filmi do të përqëndrohet tek momenti kur Borëbardha kafshon mollën dhe bie në gjumin e gjatë. Në këtë kohë, motra e saj Rose (Brie Larson), do të hyjë në skenë, për të bashkëpunuar me xhuxhat në luftën kundra së keqes.