“Fytyra e tiranisë”

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

“Fytyra e tiranisë: rrëfimi për diktaturën në romane bashkëkohore shqiptare” është libri i pestë i shkrimtarit Adil Olluri ndërsa i treti në fushën e studimeve letrare.

Ky libër studimor, i Ollurit, pritet të dalë në shitje javën e parë të janarit të vitit 2018-të. Kështu ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, vetë Adil Olluri.

“Ky studim monografik ka për qëllim analizimin e një sërë romanesh bashkëkohore shqiptare, që kanë për temë diktaturën. Për të arritur te rezultatet e dëshiruara na u imponua qasja apo kërkimi tematik, meqë, siç provojmë ta argumentojmë në këtë studim, diktatura është njëra nga temat kryesore të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Përveç romaneve me temë diktaturën konkrete komuniste, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, kemi trajtuar edhe disa romane që flasin për diktatin e zakoneve patriarkale shoqërore mbi individin, si një formë e diktatit përtej politik”, ka shkruar ndër të tjera Adil Olluri.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj