Fustane si të sapo dalë nga përrallat, stilistja kosovare prezanton koleksionin e saj të ri

“Love your color” është koleksioni më i ri i fustaneve nga stilistja kosovare Vjollca Llapashtica, e cila arrin që të mrekullojë gjithmonë audiencën me krijimet e saj.

Kjo linjë veshjesh e përbërë nga 40 modele, vjen për sezonin pranverë- verë 2018, duke tejçuar mesazhe gëzimi, optimizmi dhe gjallërie.

Fustanet janë krijuar nga material të ndryshme, siç janë sedefe me dizanje të shumëllojshme, tantella me perla e gurë Swarovski, fustane të kombinuara me plish, tafte me dizenjo të luleve të shtypura në të, etj.

Mund të shikoni mëposhtë këto krijime madhështore.