Art & Kulturë

“Frantz”, filmi franko-gjerman vjen në ekranin e madh në Tiranë

Me rastin e festimit të 55 vjetorit të Traktatit mbi bashkëpunimin franko-gjerman (Traktati i Elizesë), do të shfaqet tek Kinema Millenium më 22 janar, filmi “Frantz”.

Ky event organizohet nga Ambasadorja e Francës në Shqipëri Znj. Christina Vasak dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Znj. Susanne Schutz, ku pasi të mbarojë shfaqja e filmit, do të ketë një diskutim rreth marrëdhënies franko-gjermane.

I vendosur në periudhën pas Luftës së II Botërore, ky film trajton historinë e një burri gjerman, i cili i tronditur nga vdekja e të fejuarës së tij, shkon në Francë për të vizituar varrin e saj, por habitet kur gjen një burrë francez që vendos gjithmonë lule në varrin e të fejuarës së tij.

Filmi do të shfaqet të hënën në 22 janar, në orën 17:00 tek kinema Millenium dhe hyrja është e lirë.

Trailer:

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).