Art & Kulturë

Fqinj i Huaj Fqinj – nga Genti Korini

Projekti “Pavijoni” – Art në Institucionet Publike, vjen si një iniciativë e re e Ministrisë së Kulturës.
Ky projekt synon promovimin dhe zhvillimin e artit në hapësirat e institucioneve publike shqiptare, me qëllim përfshirjen dhe aktivizimit e artistëve bashkohorë lokal.
Ministria e Kulturës vendos në dispozicion të projektit “Pavijoni” hapësirën e hollit kryesorë të saj. Artisti i parë i ftuar është Genti Korini, i cili vjen me instalacionin e tij të ri “Fqinj – i Huaj – Fqinj…”

Instalacioni ‘Fqinj – i Huaj – Fqinj…’ merr në konsideratë kangjellat kaq të pranishme në hapësirën urbane të Tiranës. Ato funksionojnë si kufizues, ndarës, shënjues të pronës private. Pamja e tyre shpesh herë ‘kërcënuese, përjashtuese’, nuk ndryshon as nga dekoret që ato mbartin. Ky instalacion propozon një koreografi të re për këto objekte, duke ua zhveshur në këtë mënyre rolin e tyre parësor ‘përjashtues kërcënues’ e duke u dhënë një rol të ri lidhjesh e përsëritjesh.

Bio e Artistit

GENTI KORINI ka një MAB në pikturë, nga Universiteti i Arteve, Tiranë, Shqipëri (2002) dhe gjithashtu ka studiuar në Universitetin e Artit dhe Dizajnit në Cluj-Napoca, Rumani. Korini ka ekspozuar gjerësisht duke përfshirë ekspozita personale si në vijim; Mësimi i vizatimit, Galeria Jecza, Rumani; Shënime nga mbitoka, (2019) Hapësira e Artit Bazament, Tiranë; Pasiguritë e ngurta (2017) BeersLondon, London, UK; Brenda mureve të mia, shoh të tuat (2015) në Galerinë Martin Asbaek, Kopenhagen; Objekti dhe sfondi (2014) në Galerinë Jecza, Rumani dhe Struktura efemere (2013) në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ekspozitat në grup përfshijnë, Painting # 2, (2018) Galeria Riccardo Crespi, Milano, Itali
Articulations, (2018) Glassyard Galeri, Budapest, Hungari; I Am the Mouth, (2018) Muzeu i Artit Bashkëkohor Zagreb, Kroaci; Half-Truth, (2017) Muzeu Bashkëkohor Klorikarnia, Varshavë, Poloni; Power of Line, (2017) Galeria Jecza, Bienaleja e ArtEncounters, Rumani; Homage – Ideal or Pattern? (2016) Knoll Gallery në Vjenë; Shape of Time – Future of Nostalgia (2016), Muzeu Kombëtar i Artit Bashkëkohor (MNAC) në Bukuresht; Biennale Art Encounters (2015) në Timisoara; Mona (2015) 68 Projekte në Berlin; Fragile Sense of Hope (2014) Me Collectors Room Berlin ndër të tjera.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).