FOTO/Njihuni me vajzën e Bill Gates dhe jetën e saj luksoze

Shumë pak dihet për Jennifer Gates, vajzën e themeluesit të Microsoft, Bill Gates.

❤️🥇🎾

A post shared by Jennifer Gates (@jenniferkgates) on

Tashmë 21 vjeçe, Jennifer është studente në Universitetin e Stanford në Amerikë dhe në kohën e lirë, ajo konkurron në garat e kalërimit.

Federata e Shteteve të Bashkuara të Garave me Kuaj e ka renditur Jennifer në vendin e 19-të në këtë sport, ndërkohë që vajza e steve Jobs, Eve, renditet në vendin e 23-të.

Bukuroshja 21 vjeçare është në një marrëdhënie me Nayel Nassar, i cili po ashtu është një garues profesionist. Dyshja udhëtoi në Kuwait për të festuar përvjetorin e parë të lidhjes së tyre gjatë ditëve të para të janarit 2018.

Jennifer është edhe mjaft aktive në profilin e saj në Instagram, ku poston detaje nga jeta e saj luksoze dhe siç duket, e lumtur. Për më tepër shikoni fotot më poshtë.