Art & Kulturë

Fotografët e rinj edhe në Kosovë

Young Photographers’ Global Exhibition, Ekspozita Globale e Fotografëve të Rinj është një projekt që vë në qendër të vëmendjes fotografë të rinjë. Fotografë të cilët kanë marrë pjesë në 6 vitet e fundit në festivalin më të madh në rajon për fotografët e rinj.

Përmes këtij projekti, ata do të arrijnë promovimin global të punës së tyre duke ekspozuar fotot e tyre në më shumë se 9 vende në botë. Kjo ekspozitë globale përmban vepra të fotografëve të rinjë në më shumë se 9 vende të ndryshme, si Brazili, Holanda, Serbia, Maqedonia, Franca, Lituania, Kroacia dhe shumë të tjerë.
Qëllimi i projektit është të inkurajojë fotografët e rinj të bëjnë gjithashtu fotografinë në mënyrë aktive pa u ndalur në mënyrë që të zhvillojnë maksimalisht potencialin e tyre krijues. Përveç kësaj, cikli ekspozitë i fton të gjithë të rinjtë në mbarë botën të marrin pjesë në edicionin e shtatë të Youth Photo Week.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).