Foto/ Vajza nga fisi Kalash i Pakistanit shfaqet me tatuazhe ilire

Një vajzë nga populli indigjenas i Kalashit që banojnë në distriktin Chitrl të provincës së Pakistanit, është shfaqur me një tatuazh në fytyrë që ka prejardhje ilire.

Kjo vajzë kalashe ka në fytyrë një lulebojë (tatuazh) identik me atë që një grua shqiptare nga Shkodra mbante në dorë gjatë kohëve të hershme.

Sipas profesorit Gëzim Uruçi, që ka bërë edhe këto kërkime, vajzat kalashe i mbajnë këto tatuazhe për t’u ruajtur nga syri i keq. Të njëjtën gjë thonin edhe gratë e vajzat shqiptare që mbanin lulebojë në duar.

Në një version tjetër, te kalashet, shihet rrethi, trekëndëshi me pikë në mes (gjetur edhe ky te shqiptaret), si dhe rrethi me pikë në mes (gjetur edhe ky te shqiptaret).

2