Art & Kulturë

FOTO/ Transformohet stacioni romak Ad-Quintum

Turistët do të kenë mundësi që këtë sezon të ri të vizitojnë nga afër Nimfeun dhe Termat e Bradasheshit që përbëjnë Stacionin romak Ad-Quintum, të vendosura në hyrje të qytetit të Elbasanit.Image may contain: bridge, sky, outdoor and nature

Këto monumente kanë pësuar një shndërrim të thellë, për shkak të punimeve që janë ndërmarrë në këtë zonë për përmirësimin e tyre.

Image may contain: bridge, plant, tree, sky, grass, outdoor and nature

Ministria e Kulturës ka postuar një mori fotosh pas transformimit të këtij vendi, ku duket pastrimi i bimësisë së lartë e të ulët, vendosja e tendës së mbulimit dhe tabelat informuese që tërheqin turistët drejt këtij destinacioni.

Image may contain: outdoor and nature

Dikur i lënë në harresë, tashmë Ad-Quintum qëndron më kryelartë se kurrë, për të gjithë ata që duan të shpalosin misteret që ai mbart ndër shekush. Nimfeu dhe termat përbëjnë një kompleks të vetëm arkitektonik, që mendohet se është ndërtuar diku nga shekulli i II-III i erës sonë.

Image may contain: outdoor and indoor

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).