Art & Kulturë

FOTO/ Regjim kursimi, ja si shtyheshin të kursenin shqiptarët në vitin 1951

Në kohën e diktaturës, të gjithë shqiptarët pajiseshin me një librezë kursimi, ku në kuadër të ‘regjimit të kursimit’, ata nxiteshin që të kursenin, që nga më të pasurit tek më të varfërit.

Revista “Financat dhe krediti” që ishte organ i Ministrisë së Financave dhe dilte dy herë në muaj, i informonte qytetarët rreth dobive që ata do të përfitonin nëse ishin të pajisur me një librezë kursimi.

Për të bërë më “joshës” për qytetarët marrjen e një libreze të tillë, ishte edhe një lotari që hidhej çdo 6 muaj e ku qytetarët që kishin libreza mund të përfitonin rritje të kapitalit të tyre.

Po ashtu, në reklamën e publikuar në revistë evidentohet se depozituesit e librezave të kursimit mund t’u paguhej, pa pasur nevojën e paraqitjes; qiraja e shtëpisë, fatura e energjisë, kuota e çerdhes etj. mjaftonte vetëm që arkës së kursimit t’i lihej një autorizim i posaçëm.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).