FOTO/ Përgatituni të hyni në një botë ylberësh dhe njëbrirëshish në këtë shtëpi!

Amina Muscciolo është një amerikane, e cila e ka shndërruar apartamentin e saj në Los Angeles në një shtëpi shumëngjyrëshe, ku mbizotëron ngjyra rozë dhe njëbrirëshat prej pellushi!

Ajo e quan shtëpinë e saj “Cloudland” (Vendi i reve). Për ta realizuar këtë shtëpi ëndrrash, Aminës dhe burrit të saj i është dashur një muaj që ta rimodelonin.

Gjithashtu, ajo ka hapur një studio të vetën dekorimi “Studio Mucci”, ku ushtron pasionin e saj për zbukurimin e shtëpive plot ngjyra të hareshme.