FOTO/ Pas 6 dekadash Teatri i Operas dhe Baletit me pamje të re

Pas 60-të vitesh nga krijimi i tij Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka tashmë një pamje të re për artistët dhe artdashësit kryeqytetas.

Ky institucion është kthyer në një tempull të muzikës lirike, baletit klasik me kushte moderne dhe i krahasueshëm me skenat europiane.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, vizitoi nga afër ambientet e reja të TKOB-it, ku theksoi se “jemi shumë të vetëdijshëm që mund të jetë një proces rehabilitimi edhe i juaji këtu në ambientet e reja, mund të jenë disa gjëra që mund të mungojnë apo mund të përmirësojmë edhe për të shkuar përtej polemikave dhe kritikave ju e dini që ne kemi qenë gjithnjë këtu për ti gjetur dhe zgjidhur”.