FOTO/ Njihuni me trendin më të ri: Tatuazhe për buzët

Instagrami edhe njëherë tjetër ka vendosur trendet e sezonit. Këtë rradhë bëhet fjalë për tatuazhet në buzë, të cilat janë zgjidhja perfekte kur jeni vonë për diku dhe s’keni kohë.

Tatuazhet për buzë janë të lehta për t’u vendosur e për t’u hequr, dhe me to do të duket sikur sapo keni dalë nga salloni i bukurisë. Ato u bën një hit sidomos gjatë këtij sezoni të festave, kur femrat kanë eksperimentuar me pamjen e tyre.

Aplikimi i tyre është mjaft i thjeshtë: Si fillim, lyejini buzët me pak buzëkuq dhe pastaj vendosni tatuazhin tuaj sipër buzëve për t’i pikturuar ato. Pastaj fshihet letra e tatuazhit dhe hiqet buzëkuqi. Pas kësaj, vendosni tatuazhin, të cilin duhet ta mbani në buzë për një minutë.

Rezultati përfundimtar është fantastik, ku numri i femrave që po e përdorin atë sa vjen e shtohet çdo ditë.