Foto/ Njihuni me hotelin më të “famshëm’’ të Instagramit, por edhe në botë

Ishulli i Maldives është jo vetëm një vend me bukuri përrallore natyrore, por është edhe vendi ku “VIP-at e Instagram-it” shkojnë më shpesh, duke e bërë atë një vend që shumë njerëz ëndërrojnë të venë.

E me siguri, nëse jeni një përdorues i Instagram, besoj se e keni parë një hotel në mes të detit. Ai quhet Anantara Kihavah Maldives Villas dhe është votuar si “Hoteli më i Instagramuar” dhe këto foto tregojnë arsyen përse.

Hoteli ka një restorant nën ujë, 80 vila me pishinë dhe plazhe të mëdha të bardha. “I projektuar nga arkitektët nga Maldivet, Group X Design Associates, Anantara Kihavah ofron luksin e qetësisë në një prej peizazheve më të rralla në botë. Materialet natyrore dhe motive nga trashëgimia kulturore maldiviane krijojnë një mjedis sa luksoz aq edhe historik”, shkruhet në faqen e hotelit.