Art & Kulturë

Foto/ Njihuni me fshatin zvicerian që ju ofron para në këmbim për të jetuar aty

Fshati Albinen është vendosur në mes të natyrës së bukur të Zvicrës, rrethuar nga pyjet dhe bimësia.

Megjithatë, ky fshat i vogël nuk është bërë i njohur vetëm falë bukurive të tij natyrore, por edhe nga një ofertë e çuditshme që ai ka bërë për të gjithë banorët e vendeve të ndryshme në botë.

Që prej vitit të kaluar, Albinen ka shkaktuar reagime të ndryshme përgjatë globit, mbi ofertën që ai lëshoi se çdo person që do të vinte për të jetuar në këtë fshat, do t’i jepej një shumë e majme parash.

Image result for albinen switzerland

Personat individualë që shkojnë të jetojnë aty do të përfitojnë 25.000 franga, ndërsa çiftet 50.000 franga dhe për çdo fëmijë që vjen, fshati do të paguajë 10.000 franga.

Familja e parë që do të transferohet në këtë fshat nga Kantoni Aargau, do të vendoset në shtëpinë e re në 1 shtator të këtij viti.

“Jemi të lumtur për familjen që do të vijë”, ka deklaruar kryetari i komunës Beat Jost për “Walliser Boten”.

Kërkesa e kësaj familje për të jetuar në Albinen u miratua para një jave. Kjo familje përbëhet nga dy prindërit dhe një fëmijë, ndërkohë që një tjetër fëmijë do të lindi në korrik. Meqënëse kjo familje do të blejë edhe një shtëpi në këtë fshat, komuna do t’i ofrojë atyre 70 mijë franga.

“Me një lëvizje të vetme, numri i fëmijëve tanë në shkollat parashkollore është dyfishuar. Shpresojmë të vazhdojë në këtë mënyrë”. Jost më tej ka shpjeguar se vitet e kaluara, ata humbën një familje me tetë fëmijë, duke rrezikuar mbylljen e shkollave.

Image result for albinen switzerland

Të ardhurit dhe personat që aplikojnë për të qenë pjesë e banorëve të këtij fshati, nuk duhet të jenë më të moshuar se 45 vjeç.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).