Art & Kulturë

Foto/ Ngrin liqeni i Pukës, shihni si duket

E gjithë sipërfaqja e liqenit në Pukë ka ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta, duke lënë pas një pamje mbreslënëse.

Lajmin e ka dhënë Bashkia e Pukës, e cila ka shpërndarë një foto nga liqeni i ngrirë duke porositur prindrit që të mos i lenë fëmijët të hipin mbi sipërfaqen e akullit.

“Për shkak të temperaturave të ulta që kanë karakterizuar qytetin tonë prej ditësh, Liqeni i qytetit të Pukës është ngrir në të gjithë sipërfaqen e tij.

Prindër! Përball kësaj situate porositni fëmijët tuaj të shmangin aventuren për të hipur mbi sipërfaqen e akullt të qytetit, pasi është me mjaft rrezikshmëri.”, shkruhet në rrjetet sociale nga bashkia e Pukës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).