FOTO/ Nëse mendoni se kjo ngjyrë nuk ju shkon, e keni shumë gabim!

“E kuqja është ngjyra që qëndron në mes të të gjitha të tjerave dhe rrjedh lirshëm përgjatë gjithë spektrit të ngjyrave”, shprehet ekspertja e pamjes, Helen Venables.

Pra, sipas saj, ngjyra e kuqe i shkon të gjithë njerëzve, ndaj nëse kishit menduar se ajo nuk bënte për ju… e keni pasur gabim! Zgjidhja më e mirë do të ishte që ju të vishni një bluzë me ngjyrë të kuqe.

“Kur vishni ngjyra që ju shkojnë poshtë mjekrës suaj, pamja juaj shndërrohet totalisht. Efekti i kësaj ngjyre kaq afër fytyrës është shumë i fuqishëm, ai ju jep një pamje më elegante dhe të bukur, duke reduktuar lodhjen dhe moshën”, ka shtuar ajo.

red colour suits everyone

Në fakt, ngjyra e kuqe lidhet shumë me konceptin e festimit, fuqisë dhe gjithmonë arrin që të dallohet mes një turme. Pra, nëse jeni ndonjëherë në mëdyshje se çfarë të vishni, zgjidhni diçka me ngjyrë të kuqe!