Foto/ Mbrëmja PostKULT mbledh artistët më të vlerësuar të 2019

2019 shënoi plot 15 vite të mbrëmjes gala Çmimet Kult. Tanimë kjo përzgjedhje është kthyer në një traditë dhe pikë referimi në vlerësimin dhe promovimin e prurjeve kulturore e artistike. Më 18 Mars u zhvillua nata Post-Kult për të vlerësuar fituesit e Çmimeve Kult 2019. Me fushat e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit, Kult përfaqëson të vetmet çmime kulturore kombëtare, si dhe më gjithëpërfshirëset.

NATA POST-KULT

Me 78 të nominuar për 13 çmimet e mëdha, përzgjedhja është e vështirë, por juria e nderit dhe publiku kanë zgjedhur të preferuarit e tyre për fushat e caktuara. Rreth 80 të ftuar, fituesit, figura të mëdha dhe kontribues të artit u mblodhën për të vlerësuar talentin e padiskutuar shqiptar në art e kulturë.

çmimet Kult - artistët fitues të çmimeve Kult 2019Të ftuarit e mbrëmjes Post Kult

ART DHE DASHURI

Mjeshtri Zhani Ciko dhe bashkëshortja e tij Rudina Ciko na nderuan me prezencën e tyre në këtë mbrëmje. Bashkimi i dashurisë dhe artit (znj. Ciko është pianiste dhe pedagoge në Akademinë e Arteve) si në rastin e çiftit Ciko është lehtësisht i dallueshëm në foton e mëposhtme, e cila ngjan si e shkrepur në një natë romantike në Paris.

çmimet Kult - artistët fitues të çmimeve Kult 2019 Zhani Ciko dhe Rudina CikoMuzikantët Ciko

FITUESIT E ÇMIMEVE KULT 2019

Më poshtë janë dy nga fituesit e çmimeve: Çmimi libri artistik i vitit, Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri” dhe intrumentisti i vitit Ali Pengili, me Koncertin me oboe Nr.2 (sol minor) nga Ludwig August Lebrun.

ARTISTËT E VLERËSUAR JANË SI MË POSHTË:

  1. KËNGA E VITIT: Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”
  2. INTERPRETUESI LIRIK I VITIT: Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”
  3. INSTRUMENTISTI I VITIT: Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludwig August Lebrun
  4. BALERINI I VITIT: Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”
  5. MONO-DRAMË/ KOMEDIA E VITIT: Olta Daku me “Shirli Valentina”
  6. AKTORI I VITIT: Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”
  7. AKTORJA E VITIT: Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”
  8. DOKUMENTARI I VITIT: Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”
  9. REGJIA E VITIT: Ema Andrea me “Natën, Má!”
  10. ARTISTI PAMOR I VITIT: Kristo Krisiko me “Prolog epilog”
  11. LIBRI ALBANOLOGJIK I VITIT: Pranvera Bogdani me “Balshajt”
  12. LIBRI ARTISTIK I VITIT: Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”
  13. PËRKTHIMI I VITIT: Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro
  14. 2 Çmimet Speciale: Prof. Lucia Nadin dhe Prof. Francesco Altimari

NJË GJEST BUJAR NGA FITUESIT

Kristo Krisiko, fituesi i çmimit “Artisti Pamor i Vitit”, Anxhela Peristeri, fituesja e “Kënga e Vitit” dhe Eno Milkani, fitues i çmimit “Dokumentari i Vitit” zgjodhën të dhurojnë shumën e fituar për viktimat e prekura nga tërmeti.

Mbrëmja e djeshme e Post-Kult bashkoi këto emra të njohur, fitues të çmimeve kulturore shqiptare për të tërhequr cmimet e tyre e për të shijuar një mbrëmje në shoqëri të mirë.

çmimet Kult - artistët fitues të çmimeve Kult 2019 Një moment i bukur, përjetësuar me një foto

çmimet Kult - artistët fitues të çmimeve Kult 2019 Koço QendroAKTORI I VITIT Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci” intervistohet nga ReportTV

Jemi të nderuar të vazhdojmë traditën e promovimit të kulturës dhe artit në Shqipëri, që prej 2005, duke i dhënë vlerësimin e merituar të gjithë artistëve.