Art & Kulturë

FOTO/ Lançohet koleksioni Yeezy për shtresën e varfër të popullsisë

Marka e famshme britanike Missguided ka lançuar koleksionin e saj të ri, i cili është një imitim i lirë i sezonit të 6 të markës Yeezy nga Kanye West dhe Kim Kardashian.

E titulluar “The New Essentials: Season 1” këto rroba kanë një ngjashmëri “të frikshme” me versionin origjinal dhe mjaft të shtrenjtë të West. Ҫmimet e këtyre veshjeve variojnë nga 7- 13 euro për një bluzë, një version qindra herë më i lirë se origjinalet.

Reagimet e njerëzve mbi këtë koleksion kanë qënë të ndryshme. Disa e kanë lavdëruar markën për krijimin e këtyre imitimeve të lira që mund të blihen nga të gjithë, ndërsa disa të tjerë e kanë kritikuar mbi mungesën e kreativitetit, duke komentuar rreth “cilësisë së keqe dhe pamjes së shëmtuar që këto stilime kanë”.

Kim Kardashian veshur me Yeezy

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).